Home Aktualitet Malkaj: Nuk l...

Malkaj: Nuk luftohet korrupsioni nëse nuk largohet ideatori i saj Edi Rama

24
0

Aktori Mehdi Malkaj, gjatë fjalës së tij nga protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, ka deklaruar se korrupsioni nuk luftohet nëse nuk largohet ideatori i saj Edi Rama.

Më tej Malkaj shtoi se korrupsioni është me shumicë, ose vidhet e gjithë Shqipëria, ose Shqipëria ikën në drejtim të paditur.

“Kam pasur një merak të madh, vallë a do të vijë policia sot?! Mirë se keni ardhur ju që jeni këtu dhe ju që jeni përtej gardhit. Besoj e keni marrë vesh që do të fillojë një luftë e madhe kundër korrupsionit.

Unë i kam gjerët më të thjeshta, korrupsioni është me shumicë, ose vidhet e gjithë Shqipëria, ose Shqipëria ikën në drejtim të paditur.

Gjyshja ime i pastronte shkallët nga lart poshtë, nuk mund të bëhet luftë kundër korrupsionit nëse ai beu i madh është atje ku është”, tha Malkaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit