Home Aktualitet Manchester Ci...

Manchester City fiton super sfidën ndaj Chelsea-t, vendos goli i Mahrez (VIDEO)

153
0

Manchester City rikthehet në rrugën e fitoreve në Premier League duke marrë një sukses të rëndësishëm 1-0 ndaj Chelsea-t. Skuadra e Guardiolës përfitoi nga ndalesa e Arsenalit për ta çuar diferencën mes tyre tashmë në -5 pikë.

Sfida ishte e ndezur në 45 minutat e para, por goli do të mungonte. Chukwuemeka ju afrua shumë avantazhit me një goditje të bukur në minutën e 43-të, por goditja e tij do të stampohej në shtyllë.

City kundërpërgjigjet në fillimin e pjesës së dytë duke gjetur shtyllën me mbrojtësin Nathan Ake. Në minutën e 63-të do të vinte dhe goli i tretë me Mahrez që finalizoi një aksion perfekt të “qytetarëve”.

Blutë e Londrës kërkuan me ngulm golin e barazimit, por deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit