Home Aktualitet Mandati i tre...

Mandati i tretë i Ramës/ Zheji: Largoi kundravajtjet për të ruajtur superioritetin në parti

5
0

Analisti Artur Zheji, thotë se vendi ka nevojë për një rigjenerim në çdo sektor, në mënyrë që dhe e ardhmja të jetë më e shëndetshme. Teksa komentoi intervistën e Ramës për median ”France 24”, Zheji shtoi se ”Pavarësisht se është fjala kryeministrit, nuk do të thotë që është fjalë magjike, mendoj që ka qenë një batutë”.

”Duke krijuar harmoni, ti rrit koificentin e lumturisë. Janë të paktat vendet që krenohen me këtë gjë, e bëjnë si debat, vende si e jona nuk e bëjnë dot. Mënyrën se si Rama e sheh Shqipërinë, nuk është e ekzagjeruar të them që Rama është një lexues të mirë.

Ai është lexues i mirë dhe vendimmarrës. Ato që ai lexon, i klasifikon dhe janë sugjeruese të mendimeve. Po të shohësh librat e historisë të gjitha nisin me emrat e mbretërve në fillim. Njerëzit që bëjnë punët janë të padukshëm.

Pra dalin njerëz të spikatur kundër rrymës. Më së shumti historitë e botës, janë histori mbretësh dhe sundimtarësh. Po të shohësh historinë e Shqipërisë do të shohësh që Zogu, u bë president e më pas mbret, është histori me 30 veta. Ka një garë për të historizuar veten”,-tha në ”News 24”.

Po ashtu Zheji theksoi se Rama largoi kundravajtjes për të ruajtur superioritetin në parti. ”Ai shkon në France 24 si miku i Francës, i Macronit, ka një pozitivistet në qasjen që i bëjnë atit. Rama konfirmon linjat e tija dhe të gjitha kundravajtjet që ka pasur brenda partisë i fshin. Ata që dolën në fund të listave ishin fshirje edhe dorëheqja e Ruçit fshirje, kjo për të pasur superioritet të plotë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit