Home Aktualitet Marsi fillon ...

Marsi fillon nesër me borë në Tiranë

1283
0

Moti nesër parashikohet që të përkeqësohet.

Moti do të jetë me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimi. Që në orët e para të 24-orëshit pritet të ketë reshje shiu e bore me intensitet të ulët.

Për shkak të masave ajrore më të ftohta pritet që reshjet e borës me intensitet të ulët (në formën e flokëve të dëborës) të prekin kryeqytetin, por edhe zonat bregdetare.

Nga dita e mërkurë deri ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme, por të ftohta të cilat do të sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin. Për shkak të temperaturave të ulëta prezencë të ngricave të forta në rrugë kryesisht në zonat malore.

Era parashikohet kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 20m/sek, sqaron sherbimi meteorologjik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit