Home Aktualitet Masakër për s...

Masakër për shezlongët në Velipojë, 4 të vrarë e 2 të plagosur. Mes viktimave dhe një 20-vjeçar

42
0

Përgjaket sezoni turistik në Shqipëri. Një masakër ka ndodhur në plazhin e Velipojës, aty ku në mesnatë u vranë 4 persona dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur. Gjithçka ka ndodhur pas një përplasjeje të armatosur mes dy familjeve pronarë të hoteleve në kētë zonë. Viktimat e përplasjes së përgjakur janë Kujtim Ferracaku, dhe dy anëtarë të familje Gocaj, Xhovani Gocaj dhe Edmond Gocaj. I vdekur mbeti dhe Myzerim Zeneli, punonjësi i shezlongëve, vetëm 20-vjeç. I plagosur në ngjarjen e rëndë është edhe i vëllai i Kujtim Ferracakut si dhe Elmilind Dyli. Nē vendngjarje ka shkuar drejtori i Përgjitshëm i Policise, Ardi Veliu, bashkë me forcat RENEA që kanë shkuar me shpejtësi nga Tirana.

Drejtori i Policisë Shkodër, Niko Brahimaj, në një prononcim për mediat, thotë se ngjarja ka ndodhur para ambienteve të hotel “Gocaj”. Përplasja ka ndodhur për shkak të ndarjes së pronësisë mbi ambientet ose mbi sipërfaqet e rërës që shfrytëzohen për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve.

“Rreth orë 00.30 minuta në Velipojë ka ndodhur një ngjarje tepër e rëndë kriminale. Ngjarja ka ndodhur në ambientet të jashtëm të hotel Gocaj ku për shkak të konfliktit me armë të çastit dhe për motive të dobëta. Motive të dobëta, duhet të them për shkak të ndarjes së pronësisë mbi ambientet ose mbi sipërfaqet e rërës që shfrytëzohen për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve.

Si rezultat ka gjetur vdekjen Kujtim Ferracaku, 59 vjeç, dhe 2 anëtare të familje Gocaj, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç. I vdekur ka mbetur edhe Myzerim Zeneli punonjësi i shezlongëve, vetëm 20 vjeç. I plagosur në ngjarjen e rëndë ka mbetur Hasan Ferracaku 54-vjeç, si dhe Elmilind Dyli 17-vjeç.

Policia ka mbërritur në vendngjarje. Në ngjarje janë përfshirë më shumë se sa një armë. Një pistoletë është sekuestruar. Janë sekuestruar një numër kamerash sigurie. Shumë shpejt do të ketë persona të arrestuar”,-tha Brahimaj.

https://kohajone.com/ju-vrane-dy-djemte-ne-velipoje-babai-i-shokuar-me-eshte-fikur-dera-e-shtepise-erdhen-me-arme-e-jo-per-sqarim/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit