Home Aktualitet Mashtroi hote...

Mashtroi hotelin në Vlorë, ”dorëzohet” italiani dhe paguan një pjesë të shpenzimeve të dasmës

8
0

Pronari i “Hotel Regina Group”, Vasil Bedini, u mashtrua nga një qytetar italian, por pas publikimit të ngjarjes nga vetë ai, ka treguar se ky i fundit është ”dorëzuar”.

Një ditë pasi lajmi mori dhenë në të gjitha mediat vendase dhe fotoja e italianit qarkulloi kudo, qytetari ka marrë vetë guximin që të marrë në telefon Bedinin që e mashtroi me një çek fals dhe kreu një pjesë të pagesës.

Në një prononcim për Syri TV, Bedini tha se italiani ende nuk e ka shlyer të gjithë pagesën, por vetëm një pjesë. ”Na ka kontaktuar sot. Ka bërë një ndalesë dhe ka bërë transfertën e një pjesë të parave. Ende nuk e ka shlyer të gjithë shumën”,-tha Bedini ndër të tjera.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit