Home Aktualitet Maturantët te...

Maturantët testohen sot për Gjuhën Shqipe dhe Letërsi. Nuk lejohen më shumë se 13 vetë në klasë e ndalohet çdo mjet komunikimi

29
0

Rreth 34 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të dytë, ku do të testohen për Gjuhë Shqipe dhe Letërsinë. Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30. Në total në të gjithë vendin janë 208 qendra ku do të bëhet provimi. Tirana ka 38 qendra, për 8300 nxënës.

Edhe këtë vit maturantët do të duhet të zbatojnë rregullat anti-covid. Në një klasë do të jenë 10-15 maturantë. Nëse maturanti ditën e provimit do të jetë i infektuar me Covid, nuk do të futet në provim por do të ketë mundësi që ta japë në sezonin e vjeshtës.

Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë). Maturanti nuk lejohet të ketë telefon me vetë, nëse konstatohet me telefon do të përjashtohet nga provimi. Ditën e provimit duhet të kenë me vete mjetin identifikues. Mbikëqyrja bëhet me përfaqësues të MASR, përgjigjes administrimi.

Më 11 qershor maturantët kanë provimin e Matematikës, ndërsa më 15 qershor atë të lëndës me zgjedhje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit