Home Aktualitet Mban postin e...

Mban postin e kreut të DPSHTRR, kush është Blendi Gonxhja që do të drejtojë ministrinë e re

88
0

Blendi Gonxhe i propozuar nga kryeministri Rama që të jetë në krye të ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit aktualisht mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Në vitin 1998, ai u emërua si Shef i Kabinetit i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku u angazhua për zhvillimin e politikave mbrojtëse dhe të qëndrueshme të cilat u finalizuan me njohjen e Butrintit si Park Kombëtar, krijimin e Fondacionit të Butrintit (një nga zonat më të rralla për vlerat arkeologjike dhe të ekosistemeve në rajon), zhvillimin e Projektit të Bankës Botërore për turizmin elitar, ruajtjen e Zonës së Bregdetit të Jugut, si dhe shumë projekte të tjera në promovimin e artit dhe kulturës në Shqipëri.

Në vitin 2000, u emërua Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Ndërsa nga Nëntori 2018, e deri më tani Gonxhe ka qenë në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Nga gushti 2015, Gonxhe iu bashkua ekipit të Bashkisë Tiranë të drejtuar nga kryetari Erion Veliaj si drejtor i Përgjithshëm i Ndërmarrjes Nr. 1 të Punëtorëve të Qytetit. Më pas, nga tetori 2015, drejtoi Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit të themeluar nga Bashkia Tiranë, ku gjatë periudhës që drejtoi këtë agjenci, u ndërmorën nisma thelbësore për kryeqytetin që sollën transformimin e Parkut të Madh të Liqenit Artificial dhe rikualifikimin e objekteve publike.

Si një ndër zërat më të spikatur rinor, Blendi Gonxhe ishte ndër protagonistët kryesorë udhëheqës të Lëvizjes Studentore për Demokraci që shpejtoi fundin e regjimit më të egër komunist të Lindjes në dhjetor 1990 dhe ndër themeluesit e partisë së parë opozitare, të erës postdiktatoriale.

Në vitin 1991, udhëhoqi grevën studentore për shembjen e kulteve të diktaturës. Përgjatë viteve të angazhimit publik, Blendi Gonxhe ka themeluar dhe drejtuar shumë organizata e shoqata rinore, jo-qeveritare dhe humanitare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit