Home Aktualitet Mbërrijnë sot...

Mbërrijnë sot 300 afganët e parë, në Rinas bëhen gati tendat ushtarake për kontrollin e tyre

17
0

Grupi i parë me 300 afganë pritet të mbërrijë gjatë ditës së sotme në Shqipëri. Fillimisht ishte planifikuar që të vinin ditën e djeshme, por fluturimi i tyre u shty për shkak të situatës kaotike në Kabul.

Ndërkohë që në Rinas, pranë aeroportit janë ngritur tendat ushtarake, ku refugjatët afganët do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësor, për të parë nëse dikush ka nevojë për trajtim të specializuar. Refugjatët afganë pritet që të vendosen në disa hotele në Durrës dhe në godinat e Qytetit Studenti në Tiranë.

Ditën e djeshme ambasadorja amerikane, Yuri Kim, tha se ende nuk dihet se sa do të jetë numri i afganëve që do të vijnë gjithsej në vendin tonë, por saktësoi se afganët do të qëndrojnë përkohësisht në Shqipëri dhe destinacioni final i tyre do të jenë Shtetet e Bashkuara.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit