Home Aktualitet Mbështetësit ...

Mbështetësit poshtë pallatit të Berishës, deputeti Sula: Duhet t’u kërkojë të ikin! Nuk është zgjidhje

916
0

Që pas izolimit, Sali Berisha ”pret” çdo mbrëmje mbështetësit, edhe pse ai është brenda në banesë, dhe ata qëndrojnë poshtë në rrugë. Deputeti Dashnor Sula, thotë se këto ”protesta” që nuk sjellin asnjë zgjidhje.

“Unë mendoj se çdo lloj forme e protestës së opozitës ka vlerë. Por nuk jam dakord dhe nuk mendoj se është zgjidhje të shkohet poshtë rrugës ku është Berisha i cili ka atë masë sigurimi, për të cilën ne jemi shprehur se ishte në shkelje të procedurës.

Por shtoj pyetjen, më mirë ishte me atë masë sigurie që mund të shkonte një herë në 2 javë tek SPAK-u e të bëjmë atë opozitë që duhej, apo kjo që ka sot?

Mua më ndajnë shumë gjëra me Berishën, në raport sesi u bë opozigta gjatë këtyre 2 viteve. Në çdo vend normal drejtuesi i opozitës që humbet zgjedhje, jep dorëheqjen. Ndërsa këtu ka 2 vite që opozita po hahet mes vetes dhe Edi Rama qëndron në pushtet pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë”,-tha Sula.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit