Home Aktualitet Mbyllet Samit...

Mbyllet Samiti i Procesit të Berlinit, Rama me batuta: Kur yjet të rakordojnë, do bëjmë dasmë

38
0

Në mbyllje të konferencës me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe Ursula Von der Leyen, kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat, duke thënë se BE e Ballkani Perëndimor janë çift, por që ende s’kanë marrë bekimin e kishës.

”Si do vinim në këtë pikë nëse nuk do na tregonit se çfarë të bënim? Ju duhet të jeni Gjermania që ne mos t’ju themi se çfarë të bëni. Gjermaninë e dua, por e dimë dhe mësuam në mënyrën e vështirë, kemi nevojë të na shtyni sepse gjithçka thotë BE na prodhon dicka që nuk e gjejmë dot gjëkundi, se mëson as në libra, është ndërtimi i shtetit në mënyrë demokratike, s’ka kush të na e mësojë përveç BE.

Mund të them që ky samit ishte historik sepse ka hapur një rrugë që do jetë më e gjerë vitin që vjet, akoma më e gjerë pas dy vitesh, nuk e kam thënë kurrë që do kemi një ‘date’ me BE, mësova se të dalësh në takime nuk ka rëndësi sa shumë dëshiron të dalësh, por bëj detyrat dhe pastaj shiko, kur yjet të rakordojnë atëherë do bëjmë dasmë. Ne jemi çift pavarësisht se nuk jemi bekuar nga kisha apo kryetari i bashkisë”,-tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit