Home Aktualitet Mbyti nënën m...

Mbyti nënën me plastmas, i riu po kërkonte një armë. Rrëfimi para OFGJ-së: Ç’ishte kjo që bëra?

618
0

Albi Muhollari, kishte pak ditë që ishte kthyer nga Amerika, dhe 24-vjeçari ekselent në mësime, studionte dhe punonte në vendin e ëndërrave. Të afërmit e njihnin si person të qetë, pa precedent të mëparshëm. Por ai i mori jetën nënës së tj, duke e mbytur me plastmas. I riu mendohet se vuante nga depresioni. Albi ka qenë në krizë të thellë në momentin e arrestimit dhe rrugës për në polici ka kërkuar të pinte vetëm ujë.

Para Oficerëve të Policisë Gjyqësore, ai ka qenë i qetë duke thënë vetëm një frazë: “Ça ishte kjo që bëra?”. Në qelinë e Komisariatit përgjatë gjithë qëndrimit ka pirë vetëm ujë dhe ka ngrënë një kroasant.

Muhollari ka pranuar krimin dhe njëkohësisht ka refuzuar të japë shpjegime për ngjarjen duke thënë se do ti bëj të ditura arsyet në një moment tjetër pasi nuk ishte në gjendje.  Fqinjët pohojnë se Albi ka qenë duke kërkuar një armë kur mbërriti në Shqipëri, për arsye që ende nuk dihen.

“Kanë qenë në punë të tyre,kanë qenë tregtare që në 90’. Djalin e kishte në Amerikë, nuk e njihnim fare. Dje nuk dëgjuam gjë. Ishin familje e respektuar, se prisnim gjallë në botë. S’kishte pse ta bënte. Ishin shumë të mirë, asnjëri nuk e priste. Djali ka qenë në shkollë për së mbari, djali më i qetë të tërë habiten. Nuk e di, fat i keq për të dy, edhe për djalin edhe për atë, grua e rrallë”, shprehet fqinja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit