Home Aktualitet “Me Blerinën ...

“Me Blerinën u njohën me shkuesi”/ Motra e Pëllumb Metës: U dha fëmijëve shkollën e kr*imit, psikopatia…

63
0

Mbetet ende mister motivi i vrasjes së 50-vjeçarit Pëllumb Meta nga Shënavlashi i Durrësit, për të cilin akuzohen si autorë dy fëmijët e tij, Hygerta dhe Hysen Meta, ndërsa djali tjetër Amarildo Meta dhe bashkëshortja e viktimës Blerina Meta akuzohen si bashkëpunëtorë në fshehjen e gjurmëve të krimit.

E ftuar në emisionin “Me zemër të hapur”, motra e viktimës Lutfie Muka u shpreh se Blerina Meta s’mund të hedhë baltë mbi vëllain e saj, teksa shtoi se 51-vjeçari nuk ulej për të ngrënë bukë pa fëmijët e tij. Ajo theksoi se Pëllumb Meta e ka mbajtur vajzën e vogël, Hygertën, në prehër deri kur ishte 18-vjeçe.

Motra e Pëllumbit ka deklaruar se viktima ka qenë një njeri familjar që punonte shumë për të siguruar jetesën për familjen. Gjithashtu ajo ka treguar se ata janë njohur me shkuesi, teksa e akuzon se ajo e kishte ndarë bashkëshortin nga të afërmit, po ashtu edhe fëmijët e tyre.

Ndër të tjera, ajo e cilësoi Blerina Metën si monstër, pasi sipas saj “u ka dhënë fëmijëve shkollën e krimit”, ndërsa shtoi se vëllai në dijeninë e saj, nuk e ka dhunuar.

Lutfie Muka: Monstra dhe familjarët e saj (Blerina) nuk mund të hedhin baltë mbi vëllain tim dhe familjen tonë. Në syrin tonë kishin marrëdhënie të mirë. Hygerta deri 18-vjeçe është rrit në prehrin e babait, jo ti mbante nën mbikëqyrje. Nuk ulej në tavolinë për të ngrënë pa fëmijët.

Vëllai im ka qenë punëtor, i urtë, i sjellshëm, familjar ne maksimum. Nuk mund të jesh baba i mirë vetëm kur je 24 orë me fëmijët, sepse dikush duket të punonte. Blerina ka pasur në dorë të gjithë kohën e mundshme për t’i kthyer nga vetja fëmijët. Ka qenë ajo që i rriti sepse vëllai im ka punuar ditë e natë që t’i siguronte jetesën. Ai kishte parë botë me sy, kishte emigruar që me eksodin e parë dhe u kthye vetëm kur na ndërroi jetë nëna. Me Blerinën janë njohur me shkuesi.

Më 1 shkurt kemi pasur një fatkeqësi, atje jemi takuar për herë të fundit se unë jetoj në Holandë. Në mort djali i vogël, Amarildo s’ka qenë, ndërsa ishte monstra, vajza e vogël, vajza e madhe dhe vëllai. Dukeshin normal, sepse ishim për hall tjetër aty. Blerina jo vetëm që nuk mori pjesë në varrimin e babait tonë që ndërroi jetë gati 1 vit më parë. Blerina i ka shërbyer babait tim derisa nëna ime mbylli sytë, por pasi ajo vdiq nuk i ka vendosur njëherë bukë në tavolinë. E ka detyruar babin tim të ikë prej shtëpie, babai ka qenë më vlera, se duronte dot atë sjellje. Iku bëri një kasolle, qëndroi i vetëm atje për rrethanat që kishte në shtëpi”, tha motra e Pëllumb Metës.

Blerina i ka dhënë mësim kalamajve të vetë, shkollën e krimit. Nuk ka dhënë mësime private. Si i paska dhënë? A ishte vëllai kaq i dhunshëm kur kjo paska qenë kaq e lirë me dhënë mësim dhe ta shihnin këta që vinin dhunën. Nuk e linin tv, telenovelat, intrigat. Nuk e ka pengu vëllai më hap perdet atë, ka pas gjithë lirinë e botës.

Pyetje: Pse nuk punonte?

Lutfie Muka: Këtë zgjidhje kishin gjet. Ajo rriti kalamajtë dhe ashtu qe mësuar duke ndejt. Ashtu e kanë pasur jetesën, vëllai punonte.

Pyetje: Blerina dhe fëmijët kanë pasur marrëdhënie e ftohtë me xhaxhain, Ramazanit, veç ti hyje në shtëpi. Thuhet se ke çuar miq të huaj tek shtëpia e Pëllumbit për ti shëtitur në të gjithë Shqipërinë. Si ishte sjellja e saj dhe fëmijëve.

Lutfie Muka: E ftohtë. Debate të rangut të lartë s’kemi pas. Një herë një kërkesë i kam bërë kur ishte vëllai në Itali, se kjo nuk i linte fëmijët të rrinin më fëmijët e vëllait tjetër. E shqetësonte shumë nënën tonë. Më tha nëna që nusja s’mi lë fëmijët me lujt me njëri-tjetrin. Më vrau kjo. Më pas folëm prapë dhe folëm në telefon, i thash po të kërkoj si grua ‘a ka mundësi që këto pakënaqësitë me i lënë mënjanë’ se duke mos shku mirë ndahen vëllezërit. Kjo pa u mendu dy herë më tha ‘shif punët e tua, s’ka nevojë me fut hundët tek familja’. Unë isha larg. Fëmijët nuk i ka lënë asnjëherë. Ka 4 fëmijë të Pëllumbit dhe të Ramazanit nuk i ka lënë bashkë. Vinin fëmijët e mi nga Hollanda, donin më shku në plazh, o do shkonin me një palë ose më të tjerët. Që në fillim të hershme ajo ashtu ka qenë, mostër, por ne se kemi parë. Ajo ka shku te shkolla, i ka thënë mësuesve mos ma leni gocën të ulet me kushërirën. Çfarë problem kishte kjo? Që në fillim e ka pasur këtë psikopati. Ajo bënte punën e vet, sa më larg ta mbante familjen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit