Home Aktualitet Me flamurin k...

Me flamurin kuq e zi e atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalbari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit

26
0

Dje në varrezat e Kalabrisë në Itali i është dhënë lamtumira e fundit at Antonio Belushit, priftit arbëresh i cili gjithë jetën e tij ishte angazhuar për kauzën shqiptare.

Belushi ishte quajtur edhe “Ati shpirtëror i arbëreshëve të Italisë” dhe kishte qenë adresë mikpritjes e pothuaj të gjithë shqiptarëve që i vizitonin arbëreshët në Itali.

Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë edhe zyrtari i Republikës së Kosovës, Vehbi Miftari, i cili është Përfaqësuesi i Kosovës për raporte me Selinë e Shenjt në Vatikan.

Antonio Bellushi ishte prift arbëresh, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog, dhe lindi në vitin 1934 në Frashinetë të Kozencës, Itali. Ai ka shërbyer si prift famullitar arbëresh dhe ka bërë një punë të madhe për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të komunitetit arbëresh. Antonio Bellushi themeloi revistat “Vatra Jonë” dhe “Lidhja”, si dhe shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”. Ai gjithashtu ka botuar studime dhe libra të ndryshëm, duke kontribuar në promovimin e trashëgimisë arbëreshe. Ndërroi jetë më 20 qershor 2024.

Koha Jonë 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit