Home Aktualitet ”Më ken...

”Më keni mërzitur”/ Mjekja Pere e kthen në show krimin, kurse doktori ia fut vrapit pas seancës

1290
0

Skandali tek spitali Onkologjikut, ku jeta e pacienteve me kancer ishte kthyer në biznes nga mjekët, sot po kthehet në një teledramë. Gjykata e Tiranës la në fuqi masat për ish-zvdrejtoreshën e QSUT, Brikena Qirjani, dy mjekët, koordinatorin e QSUT dhe administratorin e klinikës Megis dhe administratori një farmacie.

Në hyrje të Gjykatës, mjeku Edmond Gashi dhe mjekja Alketa Pere kanë mohuar akuzat duke thënë se kanë bërë vetëm detyrën. Ndërkohë, Pere tha se duhet të hetohen klinikat private dhe të ketë një ndryshim rrënjësor të Onkologjikut.

Por lajm viral më shumë u bë reagimi i mjekes për gazetarët që sipas saj i kanë publikuar foto jo të bukura. Ajo u thotë gazetarëve se i kanë shtrembëruar fotot. Pasi doli nga Gjykata,  Pere tha se nuk ishte ajo personi që ka dalë në përgjime. “Një mjek onkolog me 30 vite eksperiencë është pasuri kombëtare. Asgjë nuk ndodhi në seancë. Sa i përket mesazhit, nuk isha unë Alketa, ishte Alketa administratorja. Është Alekta Ilo, është administratorja. Nuk isha unë”, tha Pere.

Mjeku Edmond Gashi u shpreh se “unë bëj vetëm punën time”. Pas përfundimit të seancës, mjeku Gashi doli nga ana tjetër e pasme gjykatës, aty ku kalojnë vetëm gjyqtarët e prokurorët, për të shmangur përballjen me gazetarët. Madje ia fut vrapit për t’i ikur gazetarëve.

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës zbuloi se ilaçet nxirreshin jashtë spitalit dhe shiteshin në disa farmacive në Tiranë. Radioterapia nuk u vu kurrë në punë edhe pse aparatura dhe lënda e rrezikshme kimike “Kobalto” ka qenë prezente në spital prej vitit 2021.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit