Home Aktualitet Me pistoletë ...

Me pistoletë dhe thikë në lokal, pranga 47-vjeçarit në Tiranë

48
0

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi është kapur me një pistoletë, municion dhe një thikë.

Arrestimi është bërë në rrugën “Njazi Mela”, në kuadër të operacionit të quajtur “Klienti”

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Njazi Mela”, në një lokal, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Klienti”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit A. B., shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë)”, njoftoi policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit