Home Aktualitet Merr flakë au...

Merr flakë autobusi në Roskovec, dyshimet e policisë

9
0

Një autobus është përfshirë nga flakët gjatë natës në Roskovec. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në në fshatin Velmish rreth orës 02:25.

Autobusi tip “Man” në pronësi të shtetasit B. T., ishte i parkuar. Sipas uniformave blu, paraprakisht dyshohet se shkak të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

“Sot rreth orës 02:25, në fshatin Velmish, Roskovec, ka rënë zjarr në autobusin tip “Man” në pronësi të shtetasit B. T., i cili ishte i parkuar.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit