Home Aktualitet Meta takon Gj...

Meta takon Gjukanoviç në Forumin Rajonal Ballkanik: Mali më i lartë i Malit të Zi, njohu menjëherë Kosovën e pavarur

21
0

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar një fotografi me Milo Gjukanoviç, gjatë qëndrimit të tyre në Forumin Rajonal Ballkanik.

Meta shprehet se Gjukanoviç, figurativisht është mali më i lartë i Malit të Zi. Sipas tij, Gjukanoviç ka bërë shumë për shqiptarët dhe se Mali i Zi nën drejtimin e tij njohu menjëherë Kosovën.

“27 vite njohje dhe miqësi që nga takimi i parë në Millocar, pas raundit të parë kur fitoi kundër kandidatit të Millosheviçit për President i Malit të Zi.

Që atëherë askush nuk u ndesh me furtuna dhe kërcënime si Ai.

Një histori arritjesh madhore për vendin dhe popullin e tij.

Mali i Zi i Pavarur, Mali i Zi në NATO dhe nëse nuk do ishte penguar nga faktorët malinjë, Mali i Zi do të ishte anëtarësuar në BE.

Mirënjohje për mbrojtjen që u bëri vëllezërvë tanë nga Kosova, në një kohë shumë të vështirë në Malin e Zi, atëherë kur ushtria e kasapit të Ballkanit ishte atje.

Mirënjohje për njohjen e shpejtë të Pavarësisë të Kosovës.

Malin e Zi e dua shumë se ka një popull fisnik dhe me tradita.

E dua se ka edhe male të papara.

Por Millo mbetet për mua mali më i lartë që ka ai vend dhe kjo lartësi e ka ndihmuar të jetë më i kthjellti për rajonin dhe të ardhmen e tij.

Edhe dje me kontributin e vyer në Forumin Rajonal “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes” na ndihmoi përsëri me kthjelltësinë e tij”, shkruan Meta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit