Home Aktualitet Ministri Ball...

Ministri Balla flet si tifoz dhe bën parashikimet: Itali-Shqipëri është derbi, kemi sulm më të mirë

151
0

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë parashikimet e Shqipërisë jo për politikën dhe rendin, por për ”Euro 2024” në grupin që janë kuqezinjtë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. I ftuar në emisionin ”Opinion”, Balla e konsideroi një derbi ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, për disa arsye. Por ai vlerësoi sulmin e Kombëtares Shqiptare. Edhe me Kroacinë e konsideroi derbi ballkanik, por tha se kombëtarja kroate është në përfundim të një cikli.

”Italia humb gjithmonë ndeshjen e parë kur shkon në një kompeticion. Është një ndeshje shumë e fortë, nuk do hezitoja ta quaja dhe një lloj derbi, duke qenë se kemi lojtarë që luajnë në Seria A dhe kjo e kthen në derbi, përfshirë dhe marrëdhënia e ngushtë mes dy popujve tanë.

Italia nuk është një ekip që nxjerr lehtë golin. Nuk shoh diferenca të mëdha, emri i Italisë është shumë i madh. Si diferenca mes lojtarëve nuk shoh diferenca të mëdha. Sulmi ynë, mendoj që kemi një sulmues sumë të mirë në këtë ndeshje.

Me Kroacinë është një derbi tjetër, derb ballkanik. Kroacia nuk është ajo e para 4 viteve, është në fund të një brezi të mirë lojtarësh. Nuk kam një parashikim për ndeshjen me Kroacinë”, u shpreh Taulant Balla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit