Home Aktualitet Ministri Gonx...

Ministri Gonxhja: Thellim i mëtejshëm i bashkëpunimit për zhvillimin e vendit me Turqinë

24
0

Kuvendi diskutoi sot rreth marrëveshjes së bashkëpunimit për zhvillim me Turqinë dhe caktimin e statusit juridik dhe administrativ të zyrës në Shqipëri të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se marrëveshja e bashkëpunimit bazohet në kuadrin ekzistues të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe vullnetit për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për zhvillim, me qëllim progresin ekonomik e social.

Gonxhja tha se mbështetja teknike për palën shqiptare do të jepet në formën e transferimit të know-how, trajnimit të stafit, aktiviteteve konsultuese, sigurimit të pajisjeve, shërbimeve, teknologjive të reja, ndërsa asistenca financiare do të jepet në formën e granteve për mallra, materiale dhe pajisje të nevojshme për realizimin e projekteve apo shërbimeve të caktuara. Programet në kuadrin e kësaj ndihme duhet të kontribuojnë në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit dhe të jenë në përputhje me prioritetet dhe nevojat e popullsisë në Shqipëri.

Lidhur me statusin e zyrës përfaqësuese të bashkëpunimit turk në Shqipëri, sipas ministrit, TIKA-s i njihen përjashtimet, privilegjet dhe imunitetet, bazuar në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961, lidhur me mjetet e transportit, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, llogaritë bankare, interesin dhe transferimin (remitancat), vizat dhe lejet e qëndrimit për zyrtarët dhe anëtarët e tjerë të familjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit