Home Aktualitet Ministrja Bal...

Ministrja Balluku: Kamera CCTV në të gjithë territorin e Shqipërisë

61
0

Kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të kabinetit të tij ndodhen në Turqi për një vizitë dy ditore. Rama tha se gjatë takimit të tij në Ankara me sipërmarrësit e ekselencës turke kanë diskutuar për ndërtimin e 7 lloje vaksinash në Shqipëri dhe Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila ka folur për Top Channel nga Ankaraja duke zbuluar detaje nga projektet e reja shqiptaro turke.

“Kjo është një vizitë në vazhdim të marrëveshjes që kemi nënshkruar në janar me qeverinë turke dhe për të gjitha projektet që kanë nisur prej asaj kohe në disa fushe si shëndetësia, pjesë e kësaj pakete është dhe spitali rajonal i Fierit dhe vaksinat që kanë ardhur gjatë gjithë kohës. Lajmi i mirë është se gjatë takimit të sotëm ka pasur zhvillim tjetër duke qenë se kjo kompani planifikon të hapë një fabrikë në Shqipëri për prodhimin e medikamenteve dhe vaksinave. E rëndësishme është që një pjesë e projekteve kanë nisur dhe një pjesë e projekteve të parashikuara muajt me vijim.

Sot gjatë takimeve kemi pasur shkëmbim të mendimeve dhe projekteve me disa kompani ekselence të Turqisë. Sa i përket projekteve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, po i referohem kontrollit të territorit me anë të droneve dhe CCTV, pra kamerave të vendosura kudo, por Turqia që ofron shërbime në shumë vende të tjera e ka mjaft të avancuar këtë shërbim. Një nga këto projekte parashikohet të jetë kontrolli i territorit dhe i trafikut të jetë me anë të droneve dhe kamerave që do të vendosen në të gjithë territorin shqiptarët.

Nuk lihen mënjanë projekte të tjera si rikonstruksioni dhe projekte që janë të lidhur me binjakëzimin e universiteteve. Të gjitha këto angazhime që kemi marrë gjatë marrëveshjes 2 palëshe në janar, disa kanë nisur dhe të tjera do të nisin së shpejti”, tha Balluku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit