Home Aktualitet Ministrja Kus...

Ministrja Kushi takon maturantët në Rrogozhinë: Më dhanë mendime dhe sugjerime me vlerë

88
0

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ishte sot në gjimnazin “Haxhi Qehaj” në Rrogozhinë, ku pati një bashkëbisedim, shkëmbim mendimesh e sugjerimesh me maturantët të këtij gjimnazi.

“Pas një takimi shumë të frytshëm me maturantët e gjimnazit ‘Haxhi Qehaj’ në Rrogozhinë, të cilët më dhanë mendime dhe sugjerime me vlerë në lidhje me organizmin e procesit të Maturës Shtetërore 2022”, shkruan ministrja në rrjetin e saj social.

Gjatë këtij takimi ministrja Kushi u shpreh se Ministria e Arsimit dhe Sportit është përpjekur të marrë të gjitha masat që të parandalojë çdo problematikë që është shfaqur vitet e kaluara.

”Këto muaj që kemi përpara janë shumë të rëndësishëm. Ju do të punoni edhe me programet orientuese dhe me testet model që keni dhe ato që do t’jua vendosim në dispozicion. Mësuesit tuaj do të vijojnë t’ju orientojnë dhe do të jenë mbështetës për ju”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit