Home Aktualitet Mjekja Pere p...

Mjekja Pere pas daljes nga Gjykata: Nuk jam unë në përgjime, është një Alketë tjetër

104
0

Pasi doli nga Gjykata e Tiranës, mjekja Alketa Pere tha se nuk ishte ajo personi që ka dalë në përgjime. Bëhet fjalë për bisedat kur mjekët e Onkologjikut i ruheshin mediave për skemëm e zhvatjes së pacientëve me tumor, të cilëve nuk u ofronin shërbimin në privat, por i çonin te klinika private e mjekut Gashi.

“Një mjek onkolog me 30 vite eksperiencë është pasuri kombëtare. Asgjë nuk ndodhi në seancë. Sa i përket mesazhit, nuk isha unë Alketa, ishte Alketa administratorja. Është Alekta Ilo, është administratorja. Nuk isha unë”, tha Pere.

Në dosje thuhet se mjekë kanë pikasur shpesh herë në ambientet e spitalit gazetarë nga media të ndryshme në vend dhe kanë sinjalizuar njëri tjetrin që të jenë të kujdeshëm pasi mund të hiqen si pacientë. ”Kemi gazetarë vërdallë dhe me shumë mundësi po xhirojnë. Kini mendjen”,-informon mjekja Alketa Ymeri, Emiljano Lelën, koordinatori në Spitalin e Onkologjikut.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit