Home Aktualitet Mjeku psikiat...

Mjeku psikiatër në protestë me gratë: Djemtë në Shqipëri rriten keq, me idenë se do bëhen mbretër

122
0

I pranishëm në protestën që u mbajt në sheshin “Nënë Tereza”, në shenjë solidarizimi për 11-vjeçaren, mjeku psikiatër Neli Demi, tha ndër të tjera se djemtë janë rritur keq. Për të djemtë janë rritur me idenë e një princi që do të bëhen mbret në të ardhmen dhe që ka të drejtë të bëjë ç’të dojë.

“Jam Neli Demi, jam bashkëshort, djalë, babai i dy djemve dhe e një vajze, jam mjek psikiatër. Është një çështje dashurie ndaj njerëzimit, kafshëve, planetit. Ata njerëz që sulmojnë gratë, përdhunojnë gratë, po ti shohim më thellë, do gjejmë këto mungesa. Në këtë specifikë, e kam shprehur dhe në media, le të fokusohemi këtu.

Djemtë rriten keq fatkeqësisht me atë epopenë e një princi që do të bëhet mbret në të ardhmen, që ka të drejtë që bëjë ça të dojë. Këto janë farat e asaj gjëje që duhet të sjellë ndryshimin, protestat. Ky ndryshim në këtë realitet social, shpesh herë të bën pesimist. Kur dëgjojmë raste të tilla, ndihem keq”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit