Home ShowBiz Modelja turke...

Modelja turke nuk lejohet të hipë në avionin amerikan

36
0

Një bodybuilder dhe modele fitnesi turke që jeton në SHBA është ndaluar të hipte në një fluturim në Teksas pasi stafi e konsdideroi veshjen e saj si shumë të papërshtatshme.

26-vjeçarja Deniz Saypinar, e cila u zhvendos në SHBA për të shmangur mjediset konservatore në vendlindjen e saj, mbeti në Aeroportin Ndërkombëtar Dallas/Fort Worth në shtetin amerikan të Teksasit.

E indinjuar, Saypinar ndau me një milion ndjekësit e saj në Instagram këtë histori. “Ju kurrë nuk do ta besoni atë që më ndodhi në Aeroportin e Teksasit. Më pëlqen të vesh rroba femërore që zbulojnë linjat e mia, por kurrë nuk vishem në një mënyrë që të ofendoj ndokënd. Unë jam mjaft e pjekur dhe e civilizuar për të ditur se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të vesh”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit