Home Aktualitet Ndahet nga je...

Ndahet nga jeta ish-deputeti, Basha: Kontributi i tij do të mbetet i pashlyeshëm

24
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Profesor Ahmet Osman Osja, deputet i PD-së në legjislaturën 1992-1996. Basha ka vlerësuar kontributin e tij politik e intelektual në PD dhe në qytetin e Shkodrës.

“Me hidhërim të madh mora sot lajmin e ndarjes nga jeta të Profesor Ahmet Osman Osja, deputeti i Partisë Demokratike në legjislaturën 1992-1996, që ka përfaqësuar denjësisht Shkodrën, duke u renditur në radhën e parë të atyre që me lëvizjen demokratike u ngritën për rikthimin e lirisë. Kontributi i tij qytetar, politik dhe intelektual do të mbetet i pashlyeshëm dhe frymëzues për të gjithë ne. Në këtë ditë të vështirë i jam pranë familjes, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij, për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit