Home Aktualitet Ndërron jetë ...

Ndërron jetë shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare

1850
0

Ndërron jetë shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare.

Në moshën 88-vjeçare, Kadare është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm për shkaqe natyrale.

Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi me studime në Moskë për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960). Ai fitoi njohje ndërkombëtare që kur romani i tij “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” u botua në vitin 1963, kur Shqipëria drejtohej nga qeveria komuniste e diktatorit Enver Hoxha.

Përpara se në Shqipëri të vendosej pluralizmi politik, pas protestave të studentëve në dhjetor 1990, Kadare udhëtoi drejt Francës, ku kërkoi azil politik. Ai jetoi në Paris, ndërsa vitet e fundit u rikthye në Tiranë.

Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve çmimi “Man Booker International” më 2005, çmimi “Princesa de Asturias” për Artet më 2009 dhe çmimi “Jeruzalem” më 2015. Viteve të fundit ai e ndau kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

Më 17 tetor 2023, shkrimtarit të madh shqiptar iu dha titulli i Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit, nga Presidenti francez Emmanuel Macron.

Për disa vite radhazi, Kadare është nominuar edhe për marrjen e Çmimit Nobel në Letërsi.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit