Home Aktualitet Ndërtimet pa ...

Ndërtimet pa leje në bregdet, aksioni për prishjen po ecën me ritme të ngadalta

67
0

Dje nisi aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. Në Velipojë dhe Ksamil ka vijuar aksioni edhe këtë të martë. Me ritme shumë të ngadalta, përkundrejt 45 objekteve që janë në listë për t’u prishur, efektivët e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë prishur objekte të cilat janë larg bregut të detit.

Në Velipojë janë planifikuar për t’u prishur 15 objekte, ndërsa në Ksamil rreth 30 godina që variojnë nga një deri në pesë kate. Kreu i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, thotë se aksioni i ndërmarrë në këtë periudhë kohore dëmton imazhin turistik të Shqipërisë dhe se prishja e ndërtesave në mes të sezonit do të ketë impakt negativ për turizmin.

”Tashmë nuk mund të fillojmë një aksion të tillë, sepse është një impakt, jashtëzakonisht negativ. Nuk jam kundër ndërtimeve pa leje, nuk jam kundër sistemimit të vijës së bregdetit, sepse është ajo çka ne kemi kërkuar ndër vite. Por ajo që ne kërkojmë është, që ky aksion të spostohet së fund të tetorit, domethënë në fund të sezonit veror turistik”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit