Home Aktualitet Ndryshimi i a...

Ndryshimi i akuzës lehtëson fisin Rraja para drejtësisë, reagon Jashar Maja: Do kërkojmë riekspertim

12
0

Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar akuzën për anëtarët e fisit Rraja të cilët dhunuan në mënyrë brutale Bilibil dhe Jashar Majën. Në nisje të hetimeve, personat e përfshirë në këtë ngjarje u akuzuan për “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim”, por më pas Prokuroria ka vlerësuar se hetimi duhet të vijojë për “plagosje të lehtë me dashje”.

Jashar Maja ka reaguar për ”Euronews Albania” lidhur me ndryshimin e akuzën, ku thotë se nuk janë dakord me vendimin dhe do të kërkojnë riekspertim të kësaj çështje nga fillim deri më tani.

“Bilbili ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në kokë në Itali për shkak të dhunës së ushtruar, do të kryejë sërish një ndërhyrje tjetër në dorë gjatë këtyre ditëve. Unë nuk e di si e quan prokuroria plagosje të lehtë sepse janë pamjet filmike që tregojnë të gjithë dhunën e ushtruar ndaj meje dhe Bilbilit. Kërkoj drejtësi për këtë çështje”, u shpreh Maja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit