Home Aktualitet Në pritje të ...

Në pritje të vendimit të Apelit, Beleri sërish rekurs në Gjykatën e Lartë

24
0

Fredi Beleri bën rekursin e radhës në Gjykatën e Lartë vetëm pak ditë para vendimit të Apelit.

Bëhet fjalë për vendimin e 3 gushtit 2023 të SPAK për “mosfillim procedimi penal”, për kallëzimin e bërë nga Beleri për “falsifikim” dhe “shpërdorim të detyrës”.

Në kallëzimin e tij, kryebashkiaku i zgjedhur pretendonte falsifikim të dy akteve që ndodheshin në dosjen hetimore ndaj tij, dëshminë e penalitetit dhe regjistrin e procedimeve penale te Prokurorisë së Vlorës. Vendimmarrjen e SPAK për të mos nisur hetim penal, Beleri kundërshtoi fillimisht në Gjykatën e Posaçme e në Apel dhe së fundmi në Gjykatën e Lartë.

Provat e falsifikuara në dosje dhe ato të pavlefshme ligjërisht u pretenduan nga Beleri edhe në seancën e së enjtes në Apelin e Posaçëm, ku kundërshtoi dënimin e Shkallës së Parë me 2 vjet burg për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”. Vendimi përfundimtar në Apel do të shpallet me 25 qershor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit