Home Aktualitet Neritan Sejam...

Neritan Sejamini: Ilir Meta nuk po tregon se kush janë eksponentët e pastrimit të parave

145
0

Analisti Neritan Sejamini, duke komentuar deklarimet e sotme të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për pastrimin e parave, u shpreh se ish-presidenti i vendit nuk po tregon se kush janë eksponentët e pastrimit të parave dhe nuk propozon asnjë masë se si do zgjidhet ky problem në të ardhmen.

“Meta është që ai po ngre një problem thelbësor të gjithë ekonomisë politike dhe shoqërisë shqiptare dhe në fillim kuptimi është një zhvillim apo vazhdim i qëndrimit të tij të mirëpritur. Problemi qëndron që ka dy mangësi në qëndrimin e zotit Meta, po dhe në përgjithësi në qëndrimin që bën politika, edhe kur e përmend fjalën e pastrimit të parave.

Së pari, nuk thellohet një analizë se si po bëhet pastrimi i parave, kush janë eksponentët e pastrimit të parave, dhe dyta, që nuk propozohet asnjë masë se si do zgjidhet ky problem në të ardhmen. Si mundet sot, duke qenë edhe në opozitë, të propozosh apo të trembësh në mënyrë që ta frenosh këtë lloj dukurie? Këtu opozita duhet të punojë dhe të krijojë një vizion për këtë gjë.

Ka metoda se si mundet që edhe duke qenë në opozitë, përmes premtimeve që bën kur të vish në pushtet ose përmes ekspozimit, ti në një farë mënyre të frenosh apo të ndikosh që të ngadalësohet kjo lloj dukurie. Për shembull, kot po them, sikur ti të thuash që po erdhe në pushtet, do verifikoj pasurinë e të gjithë atyre që kanë investuar në këto, që nëse këto janë ndërtime apo të gjithë atyre që kanë blerë apartamente në këto ndërtime, pra t’i vësh para përgjegjësisë që në qoftë se këto janë operacione, të cilat edhe në ndërtim edhe në blerje, financohen nga pastrimi i parave.

Në qoftë se ti thua, ti mund ta marrësh në mënyrë të ligjshme këtë si kontratë, por kur të vij në pushtet, unë do t’i kaloj të gjitha në njësitë vetëm për burimin e parave, si të atyre që e kanë blerë. Ka masa të tjera, çështja qëndron se duhet që kur e denoncojnë ta denoncojnë me fakte dhe me analiza konkrete, ku, si dhe pse po ndodh.

Dhe dyta është që duhet të marrin masa apo të propozojnë masa se çfarë do bëjnë për ta trajtuar këtë problem sepse problemi i krimit në Shqipëri është një problem i cili do të dojë dekada të tëra për të zhdukur pasojat e tij, sepse është bërë mekanizmi kryesor ekonomik dhe është gjithë ekonomia sot po formësohet në bazë të pastrimit të parave”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit