Home Kronike Nesër jepet m...

Nesër jepet masa për 3 ”spiunët” që u kapën në Gramsh, akuzat e Prokurorisë

59
0

Dy rusët Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov, do të dalin nesër para gjykatës së Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë. Ata sulmuan ditën e shtunë ushtarët në uzinën e armëve në Gramsh dhe dyshohen si spiunë.

Prokurori i çështjes Kreshnik Ajazi dorëzoi në gjykatë kërkesën për caktimin e arrestit në burg për tre të huajt.

Kjo duke i akuzuar ata për tre vepra penale, sigurimi i informacionit të klasifikuar, goditje për shkak të detyrës ndaj efektivëve, si dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake. Kjo e fundit është ngritur nga prokuroria, pasi në automjetin e tyre u gjet edhe një plumb.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit