Home Aktualitet Nga drejtores...

Nga drejtoresha e SHISH tek Veliu, ja kush do të dëshmojë në Komisionin Hetimor për të dhënat e TIMS

48
0

Komisioni hetimor “Për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të zhvillojë mbledhje më datë 2 korrik 2024. Në këtë datë, do të zhvillohen seancat dëgjimore me disa dëshmitarë.

Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, deputeti Ervin Salianji ka vendosur që të thërrasë të dëshmojnë Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit; Florian Sulejmanin, drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore; Ardi Veliu, ish-drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Salianji ka këmbëngulur vazhdimisht që seancat dëgjimore të zhvillohen me dyer të hapura, ndërsa mazhoranca socialiste me shumicë votash, ka vendosur që seancat të jenë me dyer të mbyllura.

Rendi i ditës në mbledhjen e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS më 2 korrik, dëshmitarët që do thirren:

Ora 11:00-Znj.Vlora Hyseni, Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit;
Ora 12:00-Z. Florian Sulejmani, Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore;
Ora 13:00-Z. Ardi Veliu, Ish- Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore;
Kujtojmë më parë kanë dhënë dëshmitë e tyre edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit