Home ShowBiz Nga refuzimi ...

Nga refuzimi i ofertës për në ekran, Heidi dhe Romeo hedhin hapin e radhës në romancën e tyre

752
0

Heidi dhe Romeo, që u njohën dhe u lidhën në ”Big Brother Albania Vip 3”, kanë vendosur që të qëndrojnë larg zhurmës mediatike. Çifti ka vendosur të bashkëjetojnë. Kështu bëjnë me dije burime nga “Vip Magazine”.

Dyshja janë vendosur në një apartament ku po jetojnë vetëm, teksa planifikojnë pushimet e tyre këtë verë. Pavarësisht kërkesave dhe ofertave të shumta, Heidi dhe Romeo kanë qëndruar larg angazhimeve profesionale deri tani duke ju dedikuar njëri-tjetrit.

Nga ana tjetër, Heidi i ka thënë Jo ofertës së Manushit për të prezantuar programin që do të nisë në Top Channel dedikuar kampionatit europian të futbollit.

Megjithatë ajo është shprehur e gatshme të vijë në ekranin e Top Channel si moderatore, kështu që do të na duhet të presim shtatorin për të parë se në çfarë formati do të vijë ajo për publikun.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit