Home Sporti Nga spektakli...

Nga spektakli i tifozëve te festa e “çmendur”, Roma rrëmben trofeun historik në Tiranë

204
0

Roma kurorëzoi me sukses finalen e parë historike të Conference League që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Skuadra verdhekuqe mori një sukses minimal 1-0 ndaj Feyenoordit, falë një golit të shënuar nga Zaniolo në minutën e 33-të. Kjo ishte një ndeshje speciale për Jose Mourinhon, i cili u bë trajneri i parë që fiton të gjitha kompeticionet e UEFA-s për klube.

Atmosfera në “Air Albania” ishte e jashtëzakonshme, ku nuk mungoi spektakli në fillimin e ndeshjes. Tifozët e Feyenoordit dogjën flakedanë, ndërkohë që ata të Romës organizuan një koreografi shumë të bukur me emrin e klubit.

Mbrojtësi Marash Kumbulla edhe pse nuk luajti për asnjë minutë në fundin e ndeshjes mori flamurin shqiptar dhe trofeun dhe festoi përpara tifozëve të tij, teksa nuk munguan shumë edhe nga vendi ynë.

ABRAHAM – “I dua ata. Që nga momenti që erdha këtu, kanë qenë më të mirët. Jemi kampion, jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre. Tani është koha që të festojmë”

Festa vijoi për orë të tëra në stadiumin “Air Albania”, teksa në konferencën për shtyp futbollistët surprizuan trajnerin Mourinho duke e lagur me birrë gjatë momentit që ai po u përgjigjej gazetarëve. Një mbrëmje fantastike që u mbyll në mënyrën më të mirë dhe ku incidentet ishin sporadike. Shqipëria shkroi një nga faqet më të ndritura të historisë së saj në futbollin evropian që do të mbahet mend gjatë. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit