Home Kultura Nis Festivali...

Nis Festivali Gjerman i Filmit, cili do të jetë fituesi i “Ariut të Artë”

5
0

Në Berlin kanë nisur shfaqjet publike të filmave pjesëmarrës në Edicionin e 71 të Berlinales. I quajtur “Summer special”, ky Festival është një nga ngjarjet më të mëdha të tregut ndërkombëtar të filmit në botë. Eventi është pjesa e dytë kompeticionit, që vjen pas prezantimit të një pjese të filmave konkurrues në internet për shkak të pandemisë.

“Unë mendoj se kjo Berlinale do të mbetet unike sepse nga njëra anë filmat janë shfaqur tashmë. Kështu që nuk ka stresin që vjen zakonisht me premierën, krijuesit e filmave dhe kasta është më e relaksuar. Pra, ekziston vetëm pjesa e mirë: të shijuarit e shfaqjes,” u shpreh Carlo Chatrian, drejtori artistik i Berlinales.

Numri i filmave të përzgjedhur si konkurrues sivjet është zvogëluar në 15 filma që konkurrojnë për “Ariun e artë” nga 20 që ishin vitin e kaluar.

Në garën për çmimin kryesor janë: filmi francez, “Albatros”, me regji të Xavier Beauvois, filmi gjerman “Nebenan” me regji të Daniel Brühl, filmi hungarez “Természetes fény” me regji të Dénes Nagy, “Memory Box” nga Joana Hadjithomas, etj.  Me interes pritet edhe premiera e dokumentarit “Tina”, i cili i dedikohet këngëtares Tina Turner.

Festivali i Filmit në Berlin tërheq çdo vit rreth 480 000 kineastë, yjë filmash dhe adhurues në kinematë e kryeqytetit gjerman.

Ndërkohë edhe në Nju Jork ka hapur siparin “Festivali i Filmit Tribeca” me shfaqjet ne ekranin e madh. Aktorja Sharon Stone, Bryan Cranston dhe anëtarët e tjerë të jurisë u shfaqën në tapetin e kuq në natën e hapjes së Festivalit.

Ky festival filloi 20 vjet më parë si një përgjigje ndaj 11 shtatorit“, thotë aktorja Helen Hunt, duke kujtuar “sa ndikim solli në atë kohë”, dhe këtë “po e bën përsëri” në këtë përiudhë të vështirë të pandemisë globale.

Festivali i Filmit Tribeca” u themelua në 2002 nga Robert De Niro, Jane Rosenthal dhe Craig Hatkoff, si një përgjigje ndaj sulmeve të 11 shtatorit, 2001, në Qendrën Botërore të Tregtisë dhe pas pasojave që shkaktoi në lagjen Tribeca në Manhattanin e Poshtëm.

Eventi do të zhvillohet nga 9 deri në 20 qershor dhe përfshin 66 filma dhe dokumentarë nga e gjithë bota dhe 54 premiera botërore. Mes tyre spikatin si filmat “All My Friends Hate Me”, “Bernstein’s Wall”, “Blind Ambition”, “Blondie: Vivir in La Habana”, “Creation Stories”, “In the Heights”, “The Kids” etj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit