Home Aktualitet Nisma e kamar...

Nisma e kamarierëve, 60 zarfe me para i jepen nënës së 19-vjeçarit që u vra në masakrën e Velipojës

8
0

Vrasja e 19-vjeçarit në Velipojë për hapësirën e shezlongëve, tronditi mbarë Shqipërinë, pasi u vra në lule të rinisë pa pasur asnjë faj.  Kamarieri Rehyl Toska i cili ndërmori nismën për të mbledhur të gjithë bakshishet e kolegëve të tij, i dorëzoi nënës së Musaen Zenelit, 60 zarfe me paratë e mbledhura.

JOQ-ja shkruan se paratë i janë dorëzuar nënës së Zenelit, pavarësisht se kjo është thjesht një shumë simbolike.

“Isha shumë i prekur nga gjendja e nënës së Musaenit. Unë bëra ça na ka takuar ne, me aq kontribut sa kemi, dua të falenderoj kolegët, ish-kolegët, bizneset, qytetarë, të gjithë shqiptarët që më kanë kërkuar llogarinë e familjes. Ne nuk mund të kthejmë gjë mbrapa, por sa do me ja ngroh një fije familjes, me atë që janë duke përjetuar”,-tha Toska ndër të tjera.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit