Home Aktualitet Nuk mjafton “...

Nuk mjafton “predha” e Cikalleshit, Kombëtarja mundet në Çeki (VIDEO)

6
0

Pas barazimit ndaj Uellsit, Kombëtarja jonë pësoi një humbje 3-1 në miqësoren kundër Republikës Çeke. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje me shumë ulje-ngritje.

Schick zhbllokoi sfidën që në minutën e 18-të me një goditje të bukur në hyrje të zonës. Shqipëria kundërpërgjigjet në fundin e pjesës së parë me një super gol të Cikalleshit, i cili lëshon një “predhë” të vërtet nga distanca.

Vendasit luajnë më mirë në fraksionin e dytë, teksa gjetën golin e avantazhit me Masopust. Në fundin e ndeshjes kishte kohë dhe për një gol me kokë të Celustka, i cili realizoi në portën e Selmanit. Në shtesë, Keidi Bare ishte i pafat, pasi do të ndalej nga shtylla. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit