Home Aktualitet Nuk reagove p...

Nuk reagove për “Gërdecin” dhe “21 janarin”? Malltezi: Më dhemb zemra, ka llogari para zotit

47
0

Argita Malltezi vendos të thyej heshtjen. Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë, vajza e ish-kryeministrit Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit vjen sot në një rrëfëmim ekskluziv me Grida Dumën dhe analistë në Top Story.

Ajo i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve përse nuk reagoi për Gërdecin dhe për 21 Janarin. ”Pavarësisht fajit, janë situata që rëndojnë. Këto janë ndodhi që shoqërojnë perkusin politik, edhe historik të një vendi dhe është fatkeqësi e madhe, por edhe një peshë e rëndë përballja me to.

E rëndësishme është që njeriu të ketë një llogaridhënie karshi Zotit dhe karshi ligjit. Kjo e dyta ka treguar se nuk ka pasur veprim të paligjshëm nga strukturat shtetërore. Është një gjë që unë sa e herë e shikoj situatën e Gërdecit, është një situatë që më dhemb zemra, nuk është një gjë që kalohet thjeshtë”, tha Argita Malltezi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit