Home Aktualitet Numri 2 i PS-...

Numri 2 i PS-së, Balla merr dozën e parë të vaksinës AstraZeneca

18
0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori sot dozën e parë të vaksinës anti-covid. Balla u paraqit në një nga qendrat e vaksinimit në Elbasan dhe u vaksinua me vaksinën AstraZeneca.

“Falë vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, sot dhe nesër janë ditët e hapura të vaksinimit. U paraqita dhe unë në një nga qendrat e vaksinimit në Elbasan dhe u vaksinova me vaksinën AstraZeneca”.

Po ashtu ai u bëri apel çdo qytetari mbi 18-vjeç, që të shkojnë sot dhe nesër në pikën më të afërt të vaksinimit, me kartën e identitetit, pas aplikimit në e-Albania, për t’u vaksinuar e mbrojtur nga Covid-19. Balla tha se qendrat e vaksinimit janë të hapura nga ora 08:00-20:00.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit