Home Aktualitet ”Nxehet...

”Nxehet” debati për inceneratorët, Kodra: Është kryer tërësia e proceseve

99
0

Seanca në Komisionin Hetimor për inceneratorët u shoqërua me debate mes deputetëve. Në debat, u përfshi po ashtu edhe administratorja e Inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra, e cila ishte thërritur për të dëshmuar.

Gjatë marrjes në pyetje, kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku i tërhoqi vëmendje Kodrës. ”E kuptoj që është e rëndësishme të komunikosh me mesazhe, po pret përgjigje nga Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, apo Stela Gugalljan, por kini mendjen”.

Deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi tha ”Ju keni qenë shumë herë më të koordinuar se ne dhe kjo është e habitshme. Nuk kishim nevojë për koordinim”.

Pjesë nga debati

Spaho: Tarifa që ju merrni parashikon depozitim dhe djegie apo vetëm depozitim?

Kodra: Tarifa 29 euro parashikon tërësinë e proceseve. Nga momenti kur vjen kamioni e deri te faza e fundit që do të jetë incenerimi.

Spaho: Pra nuk ka ndodhur incenerimi për vitet 2017-2020?

Kodra: Impiantet janë në fazë ndërtimore.

Spaho: Sapo kuptova që tarifa 29 euro përfshin nga hyrja e kamionit deri tek incenerimi. Keni marrë tarifën e djegies, sa është brenda 29 eurove, por djegie nuk është kryer?

Kodra: Është kryer tërësia e proceseve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit