Home Aktualitet Olsi Rama në ...

Olsi Rama në SPAK, reagon Bardhi: Drejtësia e re të na tregojë se në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm

24
0

Pas thirrjes në SPAK të Olsi Ramës, vëllai i kryeministrit, Gazment Bardhi tha se ai nuk bëri gjë tjetër veçse mashtroi. Sipas Bardhit, me deklaratat që Olsi Rama bëri në derën e SPAK, konfirmoi denoncimet e tij, se ka udhëtuar me makinën e trafikantëve të drogës, dhe jo një herë, por 7 herë. Një mesazh e pati edhe për SPAK, duke thënë se ka ardhur momenti për të treguar se në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm!

Postimi i plotë

Të sillesh si budalla përpara derës së SPAK-u është një strategji e gabuar që nuk të shpëton nga e vërteta! Të thuash që ke përdorur makinën e trafikantëve të drogës, por trafikantët nuk i njeh, është një gënjeshtër banale.

Olsi Rama konfirmoi përpara derës së SPAK gjithçka kam denoncuar për të. Deklarimet e tij publike janë e vërteta më e madhe e kësaj çështjeje: “Një herë deklaroi se njeh njërin nga trafikantët, sot tha nuk njoh asnjërin. Një herë s’kam udhëtuar me narkomakinën, sot tha kam udhëtuar vetëm një herë”.

Por, sot vëllai i vogël i Edi Ramës gënjeu sërish publikisht kur tha se e ka përdorur vetëm njëherë narkomakinën AA 653 DM. Të dhënat zyrtare të sistemit TIMS dokumentojnë të kundërtën, se ai ka përdorur të paktën 7 herë narkoautomjetin AA 653 DM për daljet e tij jashtë vendit gjatë periudhës kur ndërtohej laboratori i drogës në Xibrakë.

Gënjeshtra e ditës dhe alibitë nuk janë as mjet mbrojtës dhe as zgjidhje. E vërteta ndodhet në procedimin penal 335/1-2016 që u tentua të varrosej nga prokuroria, por që sot mban numrin 88-2024! Inkurajoj SPAK t’i shkojë me guxim deri në fund të vërtetës, duke na provuar se në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit