Home Aktualitet Parashikimi i...

Parashikimi i motit 4 Korrik 2024

13
0

Vendi ynë, orët e paradites do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin, ku në skajin juglindor do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Parashikohet që pasditja të sjellë grumbullim të vranësirave në zonat veriore dhe përgjatë shtrirjes Lindore, duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe.

Ndërkohë, zonat jugore do të mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera më e ulët në Pukë, deri në 33°C vlera më e lartë që do të shënohet në qarkun e Gjirokastrës.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit