Home Aktualitet Partia e Liri...

Partia e Lirisë kërkon t’i hiqet mandati kreut të Bashkisë së Kuçovës: Fshehu dënimin në Greqi

42
0

Këtë të premte, Partia e Lirisë kërkon nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve që t’i hiqet mandati kreut aktual të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari dhe të mos i jepet mandati i fituar në 14 Maj. Nënkryetari i kësaj partie, Endrit Braimllari tha se Hajdari ka fshehur një dënim në Greqi dhe sipas tij nuk duhet të ushtrojë detyrën publike.

“Në emër të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” i jemi drejtur Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në datë 04.04.2023, mbi verifikimin e pastërti së së figurës së shtetasit Kreshnik Hajdari që në këtë rast është kryetari në detyrë dhe kandidati i Bashkisë Kuçovë për kryetar bashkie ne radhët e Rilindjes, i cili në formularin e vetëdeklarimit ka fshehur deklarimin e dënimit penal në shtetin grek, fakt ky që “sjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi, zgjedhja, emërimi apo nga funksioni publik”.

Materiali drejtuar KQZ por dhe Prokurorisë së Përgjithshme nga ana jonë ka qenë i plotë shoqëruar me vendimin e dënimit të këtij shtetasi. Ende ne nuk kemi një përgjigje dhe mungesa e kësaj përgjigje nga ana e KQZ kompromenton rëndë procesin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit