Home Sporti Partizani fit...

Partizani fiton derbin ndaj Dinamos, Teuta bën “paqe” me Vllazninë

155
0

Partizani triumfoi në derbi ndaj Dinamos me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superiore. Të kuqtë, e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e një goli, pas golit të shënuar nga Bintsouka në minutën e 30-të.

Pjesa e dytë foli e gjitha për skuadrën e Shehit, kjo edhe për shkak se nga minuta e 47-të, luajtën me një lojtar më shumë, pasi Gudiabi u ndëshkua me të kuq. Keko mbylli llogaritë, duke shënuar edhe të dytin në minutën e 70-të. Partizani mban vendin e tretë me 51 pikë, ndërsa Dinamo mbetet në vendin e pestë me 46 pikë.

Sfida mes Teutës dhe Vllaznisë, nuk prodhoi fitues, teksa u mbyll në barazim pa gola. Një ndeshje, ku rastet për shënim ishin të pakta, por polemikat nuk munguan. Me këtë barazim, Vllaznia mban vendin e dytë me 52 pikë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e tetë me 38 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit