Home Aktualitet Pas vrapit ng...

Pas vrapit nga Gjykata, mjeku shkoi për mish. Në hetim pronari i restorantit

214
0

Mjeku onkolog Edmond Gashi i përfshirë në skandalin tek Onkologjiku ku luante me jetën e njerëzve me kancer, theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe shkoi në një restorant për mish të pjekur.

Gjykata e Tiranës e la në masën e sigursë ”arrest shtëpie” për “shpërdorim detyre” pas skandalit me pacientët me kancer tek Onkologjiku. Policia e Tiranës mori informacion në rrugë operative se mjeku Gashi e kishte thyer masën dhe kishte frekuentuar ambientet e lokalit ”Ke Liqeni” në Kashar. Në hetim është vënë edhe pronari i lokalit, pasi fshehu pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar mjeku Edmond Gashi.

Ditën e enjte kur ai u paraqit në Gjykatë dhe pas seancës iku me vrap, mësohet se nga Gjykata e Tiranës nuk ka pasur në drejtim të policisë asnjë shkresë për shoqërimin e tij nga banesa për në sallën e gjyqit.

Gashi pas mbarimit të seancës, duke përfituar nga hapja e derës nga një punonjëse, e cila përdoret nga gjyqtarë e prokurorë për të dal nga gjykata, ka dal jashtë me vrap i pashoqëruar nga askush.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit