Home Aktualitet PD çel fushat...

PD çel fushatën, Bejko: Nuk premtoj autobus falas dhe as 2 milion pemë

93
0

Kandidati i PD-së zyrtare, Roland Bejko ka prezantuar vizionin e tij për Tiranën. Ai ironizoi premtimet e 2 kundërshtarëve të tij, Erion Veliaj dhe Belind Këlliçi duke i cilësuar si të paarritshme, e ndërsa u ndal në disa çështje. Ai premtoi zerim të taksave për sipërmarrjet kulturore dhe artistike, për ulje taksash, një muze për viktimat e komunizmit, ulje të ndotjes në kryeqytet dhe vende pune.

“Vizioni im për Tiranën, vizoni ynë për Tiranën, nuk bazohet te premtime utopike me autobusë falas apo me dy million pemë, por te një vizon realist dhe tërësisht i mundshëm. Një vision qartësisht i djathtë ku në thelb janë vlerat më të mira njerëzore si merita, konkurenca, morali politik, ndershmëria. Ku në qendër të këtij vizioni janë identiteti, kultura dhe historia e Tiranës. Ky është një vizion totalisht i kundërt me dy alternativat majtise që kemi përballë.

Ne jemi për një Tiranë, qytet mikëpritës për studentët me të gjitha infrastrukturat nevojshme, e cila të jetë e gatshme për të pritur 150 mijë studentë, shqiptar dhe të huaj brenda vitit 2030. Ne jemi për një Tiranë, ku çerdhet, kopshtet dhe shkollat mos të jenë më shumë se 15 minuta larg shtëpive të çdo familjeje.

Ne jemi për një Tiranë, ku taksat lokale për sipërmarrjet kulturore dhe artistike, apo individë, janë zero. Ne jemi për një Tiranë, ku tregjet e ushqimeve nuk janë monopol. Dhe ne për këtë, do të ndërtojmë 5 tregje në pikat hyrëse të Tiranës dhe do të nxisim konsumin e ushqimeve me ‘’kilometër zero’,’ për të ndihmuar shitjen e prodhimit të zonave rurale të Tiranës”,-tha Bejko.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit