Home Aktualitet PD: Në kohën ...

PD: Në kohën e Berishës si kryeministër, PS si opozitë nuk mungonte në asnjë tavolinë ndërkombëtare

187
0

Sekretarja për Organizatat në Partnere në PD, Megi Balliu në një deklaratë për mediat, u shpreh se që nga konferenca e Londrës, shqiptarët kanë shkuar bashkë aty ku është folur dhe vendosur për fatin e përbashkët. Ajo publikoi dhe disa foto nga takimi i kohës kur qeveria udhëhiqej nga PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe në takim ka përfaqësues të opozitës së kohës. ”Opozita socialiste ka qenë në të gjitha takimet me rëndësi kombëtare jashtë në krah të delegacioneve të qeverisë Berisha”.

Deklarata e plotë

Që nga Konferenca e Londrës, në vitin 1913, dhe Konferenca e Paqes së Parisit, më 1919, shqiptarët kanë shkuar së bashku aty ku është folur dhe vendosur për fatin e përbashkët. Pavarësisht krahinave, feve dhe ideve, krerët e këtij vendi kanë shkuar krah për krah, qoftë edhe për sytë e botës.

Kjo traditë shembullore e unitetit dhe tolerancës u zhbë nga Enver Hoxha në vitin 1944. U kthye, pas katër dekadash kur komunizmi theu qafën. Në 30 vitet pas komuniste Partia Demokratike mund të krenohet, me të drejtë, me rekordin e saj të unitetit dhe përfaqësimit. Tri fetë kryesore të shqiptarit, përfaqësoheshin në trekëndëshin Parlament-Qeveri-Presidencë. Përkatësitë krahinore respektoheshin gjithashtu. Opozita socialiste ka qenë në të gjitha takimet me rëndësi kombëtare jashtë në krah të delegacioneve të qeverisë Berisha.

Dy shembuj të pakontestueshëm dhe publike janë nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe anëtarësimi në NATO. Në delegacionet e kryeministrit Berisha ka patur përfaqësues të opozitës në të dy rastet, siç do ta shihni në fotot që po u tregoj këtu. Edi Rama duke anashkaluar opozitën, duke shpërfillur unitetin dhe përfaqësimin në një moment me valencë kombëtare, e ktheu Shqipërinë në kohën e komunizmit. Ky është Edi Rama.

Ne nuk kemi nevojë të lodhemi për ta shpjeguar, sepse ai nuk lodhet së qeni i ngjashëm me modelin e tij shpirtëror. Partia Demokratike ndjen detyrimin publik të përballë qeverinë aktuale me forcën e fakteve dhe modelet më të mira kombëtare. Sigurisht, ne krenohemi që jemi pjesë e një modeli që ka parë dhe sheh nga uniteti kombëtar dhe përfaqësimi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit