Home POLITIKE PD: Sali Beri...

PD: Sali Berisha e humbi kur pa se shumica dërrmuese e demokratëve e braktisën

1245
0

Partia Demokratike thotë se ish-kryeministri Sali Berisha e humbi kur pa se shumica dërrmuese e demokratëve e braktisën në protestën e mbajtur më 8 janar në selinë blu.

Përmes një postimi në facebook, të një video, PD-ja thekson se me dhunën e 8 janarit, Berisha dëshmoi që është gati të bëjë gjithçka, qoftë dhe viktima.

”Sali Berisha e humbi kur pa se ishte i rrethuar nga një grup i vogël njerëzish, pasi shumica dërrmuese e demokratëve e braktisën. Me dhunën e 8 janarit ai dëshmoi që është gati të bëjë gjithçka, qoftë dhe viktima, vetëm për hallin e tij. Dhe për këtë ai ka angazhuar një bandë prej disa dhjetra kriminelësh. 8 janari ishte një ditë shumë e hidhur për demokratët”,-thuhet në mesazhin e PD-së.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit