Home Aktualitet Për çfarë e d...

Për çfarë e do Putini kreun e PD-së? Rama: E do që ti vëjë flakën Shqipërinë

177
0

Nga takimi me banorët në Kamëz, kryeministri Edi Rama nuk nguloi që të sulmojë kreun e PD-së, Sali Berishën, duke thënë se ka dhënë prova se di t’i vërë flakën Shqipërisë. Për këtë arsye tha Rama, edhe Putin e do Berishën.

“Vetë non-grata tha se më erdhi Donald Lu në zyrë dhe më vendosi dosjen e parave ruse dhe unë ja refuzova. Tani thotë e ka bërë “Brava”, por “Brava” i shkretë pa çelësin s’ka ç’bën fare, brava pa çelësin është një vrimë që nuk i duhet dreqit. Ky ka qenë dhe ky është çelësi.

Për çfarë e do Putini këtë? E do si çelës t’i mbylli derën dhe ti vëjë flakën Shqipërinë. Për t’i vënë flakën Shqipërisë e ka dhënë me prova që di ta bëjë.

Ne deri tani kemi arritur ta neutralizojmë armën e parë që është fatura e energjisë, që vjen poshtë derës me të njëjtin çmim përpara luftës dhe përpara krizës. Sepse pjesën tjetër të çmimit nuk e paguani ju por e paguan qeveria përmes buxhetit, në mënyrë që asnjë familje të mos e ndiejë goditjen e çmimit të energjisë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit